Ballina Sport Kovac lavdëron Coutinhon: Ai e sjell një dimension tjetër në lojën tonë

Kovac lavdëron Coutinhon: Ai e sjell një dimension tjetër në lojën tonë

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac, beson se Philippe Coutinho e ka sjellë një dimension tjetër në skuadër, pasi ai e bëri një paraqitje mbresëlënëse në fitoren kundër Crvena Zvezdas në Ligën e Kampionëve.

Kingsley Coman, Robert Lewandowski dhe Thomas Muller e shënuan nga një gol për t’i dhuruar Bayernit fitore me rezultat 3:0 kundër klubit serb në ndeshjen hapëse të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

“Megjithatë, ishte Coutinho – i huazuar nga kampionia e La Ligës, Barcelona, me opsionin për ta blerë në fund të sezonit – i cili ishte në qendër të vëmendjes për paraqitjen e tij në Munih në mesjavë.

Ai luajti me të vërtetë shumë mirë dhe inteligjenca e tij e futbollit e ka sjellë një dimension tjetër në lojën tonë”, tha Kovac në një intervistë të dhënë për Sky, pas fitores kundër serbëve.

“Mendoj se ne mund të jemi shumë të lumtur. Skuadra ka qenë shumë e përqendruar dhe ne i shënuam tri gola, që është shumë e përshtatshme për ne”.

Bayerni tani do të përqendrohet te ndeshjes e së shtunës, kur do të përballet me Kolnin në kuadër të Bundesligës. Bavarezët për momentin janë dy pikë prapa Leipzigut, pas katër ndeshjeve.

The post Kovac lavdëron Coutinhon: Ai e sjell një dimension tjetër në lojën tonë appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ----
----
----- ----
-----