Ballina Showbiz Kourtney Kardashian feston ditëlindjen, partneri i bën dhuratën më romantike

Kourtney Kardashian feston ditëlindjen, partneri i bën dhuratën më romantike

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kourtney Kardashian feston sot 42-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë speciale, surprizën më të këndshme e ka marrë nga partneri i saj, Travis Barker. Ai i ka dhuruar yllit të “Keeping With The Kardashians” një buqetë gjigande me lule, të cilën e ka ndarë dhe me ndjekësit në rrjete sociale.

“Tulipanët dhe gardeniat janë lulet e mia të preferuara. E gjithë shtëpia ime mban aromë të mirë”, ka shkruar Kourtney përkrah videos. Barker ka publikuar një foto të ëmbëlsirës që i ka bërë yllit televiziv ku shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen Kourtney”.

 

Pak ditë më parë, Barker bëri një gjest të veçantë në nder të dashurisë për Kardashian ndërsa marrëdhënia e tyre vazhdon të bëhet më serioze. Ai ka bërë tatuazh emrin e saj. Barker dhe 41-vjeçarja kanë qenë të lidhur që nga janari dhe ishin miq prej kohësh para se lidhja e tyre të bëhej romantike. /abcnews.al

 

The post Kourtney Kardashian feston ditëlindjen, partneri i bën dhuratën më romantike appeared first on Abc News.

---- ----
-----