Ballina Lajme nacionale Kosovë/ Vdes një tjetër person i infektuar me koronavirus, ja sa është...

Kosovë/ Vdes një tjetër person i infektuar me koronavirus, ja sa është numri i viktimave

63
SHPËRNDAJE

Një tjetër person ka ndërruar jetë në Kosovë si pasojë e Covid-19. Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se viktima është një 71-vjeçar nga komuna e Prizrenit.

Sipas njoftimit nga Klinika Infektive, 71-vjeçari gjithashtu kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Në Klinikën Infektive në QKUK, sot me 13.06.2020, janë të hospitalizuar 32 raste me Covid-19. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon; 18 raste janë në gjendje stabile. 12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 1,384. Prej tyre, 921 pacientë janë shëruar dhe 32 kanë vdekur./rel

-----