Ballina Lajme nacionale Kosovë/ “U bën thirrje për higjienë dhe vetizolim”, por Ministri i Shëndetësisë...

Kosovë/ “U bën thirrje për higjienë dhe vetizolim”, por Ministri i Shëndetësisë Vitia prish gjithçka me këtë veprim (fotot)

49
SHPËRNDAJE

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u kërkoi shtetasve kosovarë që të kenë kujdes, të mbajnë higjienë dhe të qëndrojnë në shtëpi, në këto momente të vështira, ku Kosova rrezikohet nga koronavirusi.

E megjithatë, në një moment, ndërsa po tregonte për punën e qeverisë, ai bëri një gjest, i cili nuk jep shembull të mirë, në këtë periudhë anemie.

Vitia, teksa ishte duke folur, fshiu hundën me mëngën e dorës së majtë.

Gjithashtu, ai lajmëroi se janë porositur respirator të rinj dhe brenda pak ditësh do të sjellin edhe në Kosovë.

“Koronavirusi është realitet dhe po mbjell vdekje në gjithë globin. Dy javët e ardhshme janë vendimtare për luftën ndaj koronavirusit. Do ta kalojmë këtë situatë serioze me së më pak pasoja. Jemi dëshmitarë se vendet që kanë neglizhuar situata ju ka dalë jashtë kontrollit. Është momenti i fundit të bëhemi bashkë në këtë situatë. S’ka as ilaç për shërim, as vaksinë për parandalim, arma e vetme është kujdesi, solidariteti dhe qëndrimi në shtëpi”, tha Vitia që shtoi “Rrini në shtëpi, mbajeni higjienën personale e familjare. Mbanë distancën sociale”.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës.

-----