Ballina Lajme nacionale Kosovë/ Shkon në 17 numri i të infektuarve me koronavirus

Kosovë/ Shkon në 17 numri i të infektuarve me koronavirus

13
SHPËRNDAJE

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 17. Lajmi u dha nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Ramadani deklaroi se bëhet fjalë për një familjar të personit të infektuar nga fshati Dumnicë i Komunës së Podujevës.

“Rasti i sodit është rasti i Dumnicës. Familjar i personit të parë që është konfirmuar si pozitiv në këtë fshat”, tha ai.

Në Kosovë, autoritetet po përpiqen që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

-----