Ballina Lajme nacionale Kosovë, qeveria parashikon ndihmë për median në paketën emergjente

Kosovë, qeveria parashikon ndihmë për median në paketën emergjente

20
SHPËRNDAJE

Qeveria e Kosovës parashikon t’i japë ndihmë medias, e cila ndodhet në një vështirësi financiare në këtë periudhë pandemi të Covid-19. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Komunën e Ferizajt tha se do të adresojë çështjen e përfshirjes së gazetarëve në Paketën Fiskale Emergjente, duke shtuar se pakoja është ciklike dhe se është bërë vetëm për dy apo tre muaj.

Kryeministri  shtoi se përveç kategorive të tjera të përfshira, ata do të shqyrtojnë mundësinë që në këtë pako të përfshihen edhe gazetarët, shoferët e pastruesit.

“Është e vërtetë që i kemi mbështetur të gjitha uniformat të cilët janë në vijën e frontit. Uniformat e bardha të mjekëve, të kaltrat të policëve e të tjera. Por, pakoja emergjente është ciklike. Ne nuk kemi bërë një pako për gjithë vitin, por vetëm për dy muaj, këtë, muajin tjetër e eventualisht edhe një pas këtij, duke shpresuar se do të kalojmë këtë krizë. Pajtohem që duhet ta adresojmë në këtë çështje, në mënyrë që të shohim se edhe ata që nuk i kemi përfshirë, të përfshihen, si pastruesit, shoferët dhe gazetarët”, tha Kurti.

Shumë shtete kanë bërë parashikuar ndihma financiare për punonjësit e medias. Në rajon mund të përmendimin rastin e Greqisë. Për shkak të kërcënimeve që vijnë nga falimentimi në këtë periudhë krize, Rrjeti shoqatave të Gazetarëve të Europës i është drejtuar Komisionit Europian,, duke i kërkuar që të parashikojnë një paketë ndihmash financiare për gazetarët dhe mediat.

-----