Ballina Lajme nacionale Kosovë/ Nëna nga Prishtina e infektuar me COVID-19 lind fëmijë

Kosovë/ Nëna nga Prishtina e infektuar me COVID-19 lind fëmijë

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një nënë nga Prishtina që ishte infektuar me koronavirus ka lindur fëmijën sot në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

----

Jakup Ismaili, drejtori i Gjinekologjisë bëri të ditur për KALLXO.com se nëna e sëmurë me COVID-19, në testin e dytë që i është bërë dje ka dalë negative.

“Para gjysmë ore ka lindur nëna. Ajo ka qenë e prekur me COVID-19 , mirëpo është shëruar. Dje i është bërë testimi dhe ka dalë negative. Edhe gjendja e saj edhe e foshnjës është e mirë”, tregoi Ismaili.

Deri tani, në vend janë 799 persona të infektuar me COVID-19, ku 249 janë shëruar dhe 22 kanë vdekur.

----- ----