Ballina Lajme nacionale Kosovë/ Konfirmohen dy raste të tjera me koronavirus

Kosovë/ Konfirmohen dy raste të tjera me koronavirus

35
SHPËRNDAJE

Në Kosovë janë konfirmuar edhe dy raste të reja të infektuar me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), njoftoi se tani numri i të infektuarve në Kosovë shkon në 63.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK u testuan 42 mostra nga të cilat dyshohej se mund të jenë të infektuara me koronavrus.

Nga 42 mostra të testuara, dy prej tyre kanë rezultuar pozitive, pra kanë koronavirus.

Qeveria kosovare ka marrë masa të ashpra për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Njerëzve u është kërkuar të rrinë në shtëpi, ndërkohë që janë porositur medikamente dhe ventilatorë, maska e veshje mjekësore, për të përballuar një krizë të mundshme.

-----