Ballina Lajme nacionale Kosovë/ Katër të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, 19...

Kosovë/ Katër të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, 19 të shëruar

24
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit janë infektuar katër persona me COVID-19 në Kosovë, ndërsa janë shëruar nëntëmbëdhjetë pacientë të tjerë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se numri i të shëruarve në vend ka shkuar në 820.

Ditën e sotme u testuan 332 mostra, kurse u konfirmuan katër raste të reja. Bëhet fjalë për raste kontakti. Tri raste janë në Stanovc të Vushtrrisë e një rast në Përlepnicë të Gjilanit.

Në Kosovë janë 30 raste të vdekjes të pacientëve me COVID-19, që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Ndërsa numri i të prekurve nga COVID-19 është 1052.

-----