Ballina Lajme nacionale Kosovë/ Humb jetën një 53 vjeçar për shkak të COVID-19

Kosovë/ Humb jetën një 53 vjeçar për shkak të COVID-19

20
SHPËRNDAJE

Një person humbi jetën ditën e sotme për shkak të koronavirusit në Kosovë.

Pacienti 53-vjeçar është nga Komuna e Prizrenit dhe ishte shtruar në Klinikën Infektive të QKUK-së më 13.04.2020.

“Që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rënde dhe në përkujdesje intensive. Tek i sëmuri, gjate ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e Covid -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetoi sëmundjes. Kjo është vdekja e katërmbëdhjetë nga Covid-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe e 19-ta në nivel shteti”, thuhet në njoftim.

Kjo është vdekja e katërmbëdhjetë nga Covid-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe e 19-ta në Kosovë.

-----