Ballina Lajme nacionale Kosovë/ 9 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Kosovë/ 9 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

39
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

----

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) informoi se janë konfirmuar edhe 9 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1047.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 220 mostra, prej të cilave 9 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Vushtrri dhe 1 rast Bajskë) dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 3 persona të prekur nga koronavirusi.

----- ----