Ballina Lajme nacionale Kosovë/ 35 të infektuar me koronavirus

Kosovë/ 35 të infektuar me koronavirus

31
SHPËRNDAJE

Në Kosovë ka shkuar në 35 numri i të infektuarve me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se nga 20 mostrat e dyshuara për virusin COVID-19, dy prej tyre kanë dalë pozitiv.

Sipas njoftimit, këto dy raste janë njëri person nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç.

Qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë higjienën, të mbajnë distancë nga njëri-tjetri në rrugë dhe të vetizolohen.

-----