Të enjtën rreth orës 15:00 një person u paraqit në një stacion policie të qytetit Regensburg në Gjermani për të informuar se ai kishte vrarë gruan e tij në një apartament.
55-vjeçari kosovar u arrestua më pas.
“Menjëherë më pas, kolegët u drejtuan për në banesën e burrit. Atje ata gjetën një kufomë të një gruaje,” tha komisioneri i policisë Franziska Meindl për TAG24.
Siç dihet tani, personi i vrarë ishte, siç u tha nga burri, gruaja e tij, transmeton rtv21.tv.
“Sidoqoftë, ne ende nuk jemi në gjendje të sigurojmë ndonjë informacion të besueshëm mbi motivin dhe rrjedhën e ngjarjeve,” vazhdoi Meindl.
Hetimet nga policia kriminale aktualisht janë duke u zhvilluar./21Media
The post Kosovari vetëdorëzohet në polici, dyshohet se e vrau gruan e tij në Gjermani appeared first on RTV21.