Ballina Lajme nacionale Kosovari humbi jetën në aksidentin në Gjermani, dalin detaje të reja rreth...

Kosovari humbi jetën në aksidentin në Gjermani, dalin detaje të reja rreth rastit

48
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Gjermani.

Pasditen e së shtunës në Huckelhoven Mokëastrasse të Gjermanisë ka humbur jetën një 36-vjeçar nga Kosova. L.M. nga Mitrovica u aksidentua për vdekje derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën e tij. Mediat gjermane kanë dhënë detaje rreth aksidentit.

L.M. kishte humbur kontrollin mbi motoçikletën e tij, ndërkaq autoritetet gjermane kanë thënë se arsyet janë ende të panjohura.

Motoçikleta e tij kishte kërcyer mbi dy vetura të parkuara në rrugë, ndërkaq nga 36-vjeçari kishte marrë plagë të rënda nga përplasja

“Me sa duket motoçiklisti u përpoq të voziste në rrugë vetëm në timonin e pasmë të motoçikletës. Ai humbi kontrollin dhe goditi një automjet të qytetit në të cilin ishin ulur dy punonjës. Ai më pas u rrëzua dhe u plagos aq shumë sa iu nënshtrua plagëve të tij”, shkruajnë mediat gjermane.

Rruga Mokëa ku edhe u aksidentua kosovari është mbyllur plotësisht pas kohës së aksidentit. Në vendin e ngjarjes kishin arritur zjarrfikësit dhe ekipi i shpëtimit.

---- ----
----
----- ----
-----