Ballina Lajme nacionale Kosova u ka bërë ndalesë të përhershme këtyre zyrtarëve serb

Kosova u ka bërë ndalesë të përhershme këtyre zyrtarëve serb

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Këta janë zyrtarët serbë që kanë ndalesë të përhershme për të hyrë në Kosovë.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka treguar se Aleksandar Vulin dhe disa zyrtarë të tjerë e kanë të ndaluar të hyjnë në Kosovë.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka publikuar një dokument pas moslejimit të hyrjes në Kosovë të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Selimi ka shkruar se, ka qenë ai i cili e ka nënshkruar ndalesën për zyrtarët serbë të Ministrive të Mbrojtjes respektivisht të Brendshëm sa ishte ministër i Punëve të Jashtme.

“Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, që njihet për gjuhën fyese dhe raciste kur iu drejtohet shqiptarëve është duke u ankuar që ai nuk po lejohet të hyjë në Kosovë. Të gjithë ministrat serbë të Mbrojtjes dhe të Brendshëm e kanë të ndaluar hyrjen në Kosovë. E di këtë, sepse unë e kam nënshkruar ndalesën”, ka shkruar Selimi.

Selimi në Twitter ka publikuar një dokument nga koha kur ishte ministër i Punëve të Jashtme ku ka nënshkruar një vendim në vitin 2016, që iu ndalon hyrjen në Republikën e Kosovës, bartësve të funksioneve të ministrave-ministreve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë përderisa nuk pranojnë ftesë zyrtare dhe individuale nga homologët e tyre në Republikën e Kosovës.

---- ----
-----