Ballina Lajme nacionale Kosova regjistron 578 raste të reja me koronavirus dhe 8 viktima

Kosova regjistron 578 raste të reja me koronavirus dhe 8 viktima

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 578 raste të reja me koronavirus dhe  tetë viktima.

Autoritetet e Shëndetit në vend raportojnë se rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 173 raste, Gjilan 53 raste, Fushë-Kosovë 39 raste, Lipjan 32 raste, Gjakovë 31 raste, Vushtrri 31 raste, Mitrovicë 30 raste, Pejë 29 raste, Prizren 28 raste, Podujevë 24 raste, Kamenicë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Deçan 9 raste, Suharekë 9 raste, Drenas 8 raste, Shtime 7 raste, Istog 6 raste, Dragash 5 raste, Malishevë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste dhe Novobërdë 2 raste.

Ndërsa, sa i përket rasteve fatale, ato janë regjistruar nga komunat: Prishtinë 2 raste (92, 84 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (74 vjeç), Viti 1 rast (64 vjeç), Vushtrri 1 rast (67 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 76,688 raste nga 351,523 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,696 raste të vdekjes.

IKSHPK njoftoi po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 470 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 64,362 raste. Raste aktive janë 10,630. /abcnews.al/

The post Kosova regjistron 578 raste të reja me koronavirus dhe 8 viktima appeared first on Abc News.

---- ----
-----