Ballina Lajme nacionale Kosova pritet të lehtësojë masat, hapen restorantet e ndryshon ora policore

Kosova pritet të lehtësojë masat, hapen restorantet e ndryshon ora policore

53
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Qeveria e Kosovës, sipas raportimeve, pritet që të mblidhet sot në orën 19:00 për të shqyrtuar masat e reja anti-covid. Pritet që në këtë mbledhje të lejohet hapja e objekteve hoteliere, restoranteve dhe bar kafeve që nga e hëna mund të punojnë deri në orën 22:00. Gjithashtu do të hapen edhe qendrat tregtare.

Ndërsa, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë, por tani nga ora 22:30 deri në 05:00.

Baret dhe restorantet e qendrat tregtare do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

Masat e reja kufizuese do të vlejnë për 14 ditët e ardhshme. Kujtojmë se më 5 prill qeveria e vendit miratoi masat anti-covid që hyrën në fuqi më 7 prill dhe janë në fuqi deri në përfundim të ditës së sotme. sb/abcnews.al/

The post Kosova pritet të lehtësojë masat, hapen restorantet e ndryshon ora policore appeared first on Abc News.

---- ----
-----