Ballina Lajme nacionale Kosova përplas presidentin e Maqedonisë së Veriut me atë të Serbisë

Kosova përplas presidentin e Maqedonisë së Veriut me atë të Serbisë

53
SHPËRNDAJE

Kosova ka përplasur presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kreu i shtetit serb tha se Pendarovski me deklaratat e tij kundër idesë së ndryshimit të korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve dëshiron që të fitojë pikë përpara gjermanëve, pasi sipas tij, një deklaratë të ngjashme e ka dhënë ditë më parë ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass.

“Vuçiç shtoi se kur kishte shkuar në përurimin e Pendarovskit si president, i kishte kërkuar që të kishte kujdes dhe të mos fliste për temat që lidhen me dialogun me Kosovën dhe njohjen e pavarësisë.

“Kur shkova në përurimin e Pendarovskit, i kërkova vetëm një herë që t’i kushtojë më shumë vëmendje dhe që të mos flasë për temat që ndërlidhen me Kosovën. Sigurisht, ata bënë gjithçka kundër kërkesës time, për t’ia bërë qejfin Gjermanisë”, shtoi kreu i shtetit serb.

-----