Ballina Lajme nacionale Kosova përfitoi nga taksa 100%, rriti prodhimin dhe punësimin

Kosova përfitoi nga taksa 100%, rriti prodhimin dhe punësimin

28
SHPËRNDAJE

Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar në raport me partnerët e saj, megjithatë pas vendosjes së tarifës 100 për qind mbi produktet nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina, të dhënat tregojnë se në vitin 2019 importi ka pësuar rënie.

Në tryezën e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës për të diskutuar mbi  efektet e taksës doganore në ekonominë e vendit, u tha se ajo ka ndikuar në rritjen e prodhimit dhe të punësimit.

Drejtori ekzekutiv i këtij klubi, Astrit Panxha i ilustroi me shifra pohimet e tij, duke treguar sesi rritja vjetore e importeve në vitin 2019 është ulur, ndërsa eksportet shënuan rritje me 6%. Nga ana tjetër, Fejzullah Mustafa pronar i kompanisë “Fluidi”, tha se taksa 100 për qind ka pasur një efekt pozitiv në kompaninë e tij.

Ai sqaroi se ka pasur rritje të prodhimit dhe shitjes për produktet e lëngjeve, sidomos vajit ushqimor. Edhe profesori universitar Muhamet Mustafa u shpreh se kur u vendos taksa ishte paralajmëruar se do të ketë mungesë të mallrave dhe kjo do të ndikonte në buxhet, por sipas tij, ka ndodhur e kundërta, sepse ka pasur rritje të buxhetit dhe këto mallra janë zëvendësuar nga shtete tjera si dhe disa prodhime vendase.

-----