Ballina AKTUALE Kosova për 20 vjetorin e çlirimit fton edhe liderët e Luginës (Foto)

Kosova për 20 vjetorin e çlirimit fton edhe liderët e Luginës (Foto)

135
SHPËRNDAJE

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në shenjë të përkujtimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, dhe ish-kryetarja e komunës së Preshevës njëherit edhe nënkryetarja e PVD-së Ardita Sinani, po marrin pjesë në aktivitetet e realizuara nga Presidenti i Republikës.

Përfaqësuesit politik nga Lugina e Preshevës jan mirëpritur nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këto aktivitete po marrin pjesë figura të shumta vendore, rajonale dhe ndërkombëtare, ndërsa edhe liderët nga partit politike që veprojn në Luginën e Preshevës jan pjesmarrës në këtë eveniment madhështor të organizuar nga Republika e Kosovës./BujanociNet/

Ish kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, dhe Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi
Liderët e Luginës të mirëpritur nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi
Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, Akademik Nexhat Daci, Ish kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani