Ballina Lajme Bota/Rajoni Kosova në 24 orë: 11 viktima dhe 561 raste të reja me...

Kosova në 24 orë: 11 viktima dhe 561 raste të reja me koronavirus

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të mërkurën se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 11 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (72, 67, 62 vjeç), Gjakovë 2 (64, 51 vjeç), Prishtinë 1 (66 vjeç), Rahovec 1 (77 vjeç), Pejë 1 (63 vjeç), Prizren 1 (47 vjeç), Suharekë 1 (75 vjeç), Obiliq 1 (78 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Sipas raportit, edhe 561 persona janë konfirmuar me koronavirus bazuar në 1357 mostra të testuara.

Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 884 pacientë ndërsa raste aktive janë 12.253.

Që nga mesi i muajit mars në Kosovë me koronavirus janë infektuar 44.442, prej të cilëve 1.148 kanë vdekur ndërsa 31.041 janë shëruar.

---- ----
----
-----
-----