Ballina Lajme nacionale Kosova “mollë sherri” në Qeverinë e Serbisë

Kosova “mollë sherri” në Qeverinë e Serbisë

38
SHPËRNDAJE

Çështja e Kosovës vazhdon të diskutohet në Qeverinë e Serbisë.

Për shkak të qëndrimeve lidhur me politikën serbe për Kosovën, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq dhe ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq, vazhdojnë konfliktin mes vete.

Ministri Popoviq, që është edhe kryetar i Partisë Popullore Serbe, ka thënë të shtunën se marrëveshja e Brukselit është e vdekur dhe se nuk ka integrim evropian për Serbinë.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministres Bërnabiq.

Siç “Kurir” Bërnabiq, ka thënë se çdo ministër është i detyruar të zbatojë politikën e dakorduar dhe kush nuk është në gjendje ta bëjë këtë, është i lirë të largohet nga qeveria, transmeton lajmi.net.

“Pas të gjitha mesazheve, që javët e fundit, i kemi marrë nga vendet perëndimore – ‘farsës me terroristin Ramush Haradinaj para të ashtuquajturës Gjykatë Speciale’, gjykimeve të reja që ne jemi një popull gjenocidial, arrestimit të serbëve dhe sulmeve në territorin tonë shtetëror në Kosovë – është e qartë se më nuk ka integrim evropian dhe se marrëveshja e Brukselit është e vdekur”, ka thënë Popoviq.

Kjo deklaratë e ministrit ka bërë që menjëherë të reagojë kryeministrja Brnabiqit.

Ana Bërnabiq dhe Nenad Popoviq
“Popoviq mund të japë deklarata të tilla si kryetar i partisë së tij, por jo në emër të Qeverisë. Çdo ministër është i detyruar të zbatojë politikën e përbashkët dhe të dakorduar, kurse ata që nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, janë të lirë të largohen”, ka thënë Bërnabiq.

Siç raporton ky medium serb, nga Partia Popullore Serbe (SNP), kryetar i së cilës është Popoviq, e kanë porositur kryeministren se është në dorën e saj shkarkojë ministrat me të cilët ajo nuk është e kënaqur.

“Popoviq ka prezantuar një qëndrim politik si president i SNP. Askush nuk mund ta parandalojë nga paraqitja e pikëpamjeve politike që ishin të njohura edhe përpara se të bëhej anëtar i Qeverisë. Sidomos nëse këto qëndrime kanë të bëjnë me interesat kryesore kombëtare dhe shtetërore të Serbisë. Nëse kryeministrja është e pakënaqur me rezultatet e tij si ministër, ajo i ka mekanizmat për të rishikuar përfshirjen e tij në punën e mëtejshme të Qeverisë”, citohet të k enë thënë nga SNP-ja.

-----