Ballina Lajme nacionale Kosova merr lajmin e mirë për vizat nga Gjermania

Kosova merr lajmin e mirë për vizat nga Gjermania

30
SHPËRNDAJE

Qeveria gjermane vlerëson se Kosova është në rrugën e duhur për viza.

Vendimi lidhur me propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën është duke u shqyrtuar aktualisht nga Këshilli Evropian.

Ani pse dhanë disa herë data për liberalizim të vizave, e u festua për to, tani, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës janë tërhequr ndaj kësaj çështje duhet aluduar se disa shtete kanë bllokuar lëvizjen e lirë për qytetarët kosovar.

Ishte ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e cila është shprehur e zhgënjyer me Bashkimin Evropian. Hoxha e pranoi se disa shtete të BE-së, kanë dalur haptazi kundër liberalizimit të vizave duke përmend edhe Gjermaninë, e cila nuk po ndërmerr asgjë për t’i bindur vendet tjera që të votojnë për heqjen e vizave për Kosovën.

Mirëpo qeveria e Gjermanisë në një përgjigje për lajmi.net, ka thënë se Kosova është në rrugën e duhur për viza.

“Gjermania vlerëson përpjekjet e bëra nga Kosova në vitet e fundit në mënyrë që të plotësojë kriteret e vendosura nga Komisioni Evropian në Udhërrëfyesin e saj për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, në veçanti përforcimin e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në përgjigje.

Propozimi i Komisionit i datës 4 maj 2016 për heqjen e kërkesave për viza për qytetarët e Kosovës duhet të miratohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, thotë qeveria gjermane.

Gjermani kujton se mbështet Kosovën në rrugën e saj evropian për viza ku përmend se takimi i në Berlin që u mbajt në Berlin kishte edhe temën e vizave për Kosovën.

-----