Ballina Lajme nacionale Kosova merr kryesimin e SEECP

Kosova merr kryesimin e SEECP

16
SHPËRNDAJE

Edhe zyrtarisht Kosova është kryesuese e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, solemnisht ka prezantuar marrjen e kryesimit nga ana e Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Kosova nga korriku i këtij viti e deri në korrik të vitit të ardhshëm, do ta udhëheqë SEECP.

Pacolli në një konferencë për media tha se prioritet i kryesimit të Kosovës në SEECP do të jetë mbajtja e të rinjve brenda vendit, promovimi i kulturës dhe i turizmit.

Vendet anëtarë të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania dhe Serbia.

Kryesimi i SEECP është njëvjeçar.

Së fundmi udhëheqjen e kishte Bosnja dhe Hercegovina, në samitin e së cilës nuk mori pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e as ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, pasi në ftesën e dërguar Kosova ishte e shënuar me fusnotë.

-----