Ballina Lajme nacionale Kosova lë pas Shqipërinë, sigurion miliona vaksina anti-COVID

Kosova lë pas Shqipërinë, sigurion miliona vaksina anti-COVID

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Kosova lë pas Shqipërinë, sigurion miliona vaksina anti-COVID

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë të ditur se kanë porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 milionë doza.

Në një postim në Facebook, Hoti shprehet se kanë siguruar 40 milionë euro për vaksinat që vijnë në shkurt.

Në grafikun e publikuar për shtetet e Ballkanit Perëndimor, shihet se Kosova është në vendin e dytë në rajon me 1.85 milionë doza, ndërsa vendin e parë e mban Serbia.

Pas Kosovës është Maqedonia e Veriut dhe më pas Shqipëria.

Postimi i plotë i Hotit:

Shifra dhe fakte:

■ Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta.

■ Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt.

■ Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra.

Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen.

Kosova lë pas Shqipërinë, sigurion miliona vaksina anti-COVID
LajmiFundit.al

---- ----
----
----- ----
-----