Ballina Lajme nacionale Kosova feston sot 13 vite shtet i pavarur

Kosova feston sot 13 vite shtet i pavarur

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Kosova feston sot 13 vite shtet i pavarur

Më 17 shkurt 2008 u dha lajmi për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, nga deputetët  e atëhershëm të Kuvendit të vendit. Kosova festoon sot 13 vite e pavarur, shtet Sovran dhe demokrat.

Vendimi i marrë 13 vite më parë u kontestua nga Serbia, që kërkoi vlerësimin e ligjshmërisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Në korrik të vitit 2010 kjo gjykatë konstatoi se Deklarata e Kosovës për Pavarësi nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Kujtojmë vitin 1999, kur Kosova u çlirua nga Serbia deri në shpalljen e Pavarësisë,

Në këtë ditë janë organizuar një sërë aktivitetesh nga institucionet e saj qendrore dhe ato lokale. Ceremonitë do të fillojëme ngritjen e Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së në oborrin e Zyrës së Kryeministrisë, në të cilin do të marrin pjesë ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti.

Manifestimi qendror do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa nën përkujdesjen e u.d. presidentit së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbahet edhe një pritje shtetërore. Gjatë ditës do të ketë homazhe te shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari në Prekaz dhe Skenderaj, shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, Reçak dhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Do të mbahen edhe aktivitete sportive si Gara e Pavarësisë- Federata e Gjimnastikës në Prishtinë, Turniri i Pavarësisë-Federata e Mundjes. Në Han të Elezit, Turniri i Pavarësisë- Federata e Ping-Pongut Prishtinë, Vrapimi i Pavarësisë- Federata Atletike në Viti. Për nder të 13-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të hapet ekspozita “Jeta dhe vepra e Sali Çekut” dhe ndarja e çmimeve vjetore për letërsi nga MRKS-ja në Prishtinë.

 

Kosova feston sot 13 vite shtet i pavarur
Ornela Celpica

---- ----
----
----- ----
-----