Ballina Sport “Kosova është Serbi nëse mamaja ime është e virgjër”! Serbët të tërbuar...

“Kosova është Serbi nëse mamaja ime është e virgjër”! Serbët të tërbuar me deklaratën e Ibrës: Gënjeshtër e madhe e shqiptarëve

36
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shorti i Ligës së Europës, vuri përballë ditën e djeshme, Milanin e Zllatan Ibrahimoviç me serbët e Crvena Zvezdës që drejtohen nga Dejan Stankoviç.

Ibra do të zbresë në stadiumin e Beogradit në muajin shkurt me fanellën kuqezi, teksa nisur nga ky fakt, media serbe “Kurir”, ka risjellë në kujtesën e të gjithëve, një deklaratë të hershme të Ibrës, që bëri bujë në Shqipëri ku thuhej: Kosova është Serbi vetëm nëse mamaja ime është e virgjër.

“Kurir” e ka cilësuar këtë deklaratë si prononcim imagjinar i shqiptarë dhe një gënjeshtër të madhe. “Lojë e pisët nga shqiptarët”, titullohet artikulli i publikuar ditën e sotme, ndërkohë që vijon duke hedhur baltë mbi shqiptarë dhe duke nxitur urrejtje.

“Në mediat shqiptare ekziston një prononcim imagjinar i lojtarit më të njohur që ka shkaktuar jehonë në vendin tyre. Sigurisht, këtu ka një gënjeshtër të madhe”, përfundon artikulli.

 

---- ----
----
-----
-----