Ballina Sport “Kosova është Serbi”, 8 persona nga Çekia do ngrinin dronin gjatë ndeshjes

“Kosova është Serbi”, 8 persona nga Çekia do ngrinin dronin gjatë ndeshjes

78
SHPËRNDAJE

8 persona nga Çekia janë arrestuar një ditë më parë në Kosovë, me dyshimin se sot në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Çekisë në “Fadil Vokrri” do të shpalosnin me dron flamurin “Kosova është Serbi”.

Atyre u janë kapur dy flamuj serbë, një baner, një dron, një kamerë, e dy radiolidhje.

“Janë shoqëruar në DRP Ferizaj, ku janë duke u intervistuar. U janë gjetur dy flamuj serbë dhe një baner me mbishkrimin antikosovar. Një dron, një kamerë dhe dy radiolidhje”, ka thënë major, Mehmetali Hajdini për Koha.net.

Kujtojmë se Kosova e pret sot Çekinë në Fadil Vokrri nga ora 15:00 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

The post “Kosova është Serbi”, 8 persona nga Çekia do ngrinin dronin gjatë ndeshjes appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----