
Kosova dhe Serbia nënshkruan në mëngjesin e sotëm në Mynih marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet. I pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell dhe presidentët e të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç.
Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën Marko Gjuriç.
Për amabsadën amerikane në Gjermani, kjo është një ditë historike.
“Ambasadori Grenell e ka hapur Konferencën e Sigurisë në Mynih me nënshkrimin e marrëveshjes historike për hekurudhat dhe autostradat midis Serbisë dhe Kosovës, pas marrëveshjes së muajit të kaluar për të rivendosur fluturimet direkte midis Beogradit dhe Prishtinës”, njoftoi amabsada.