Ballina Lajme nacionale Kosova dështon ta sigurojë këtë ilaç, pacientët presin nga Serbia

Kosova dështon ta sigurojë këtë ilaç, pacientët presin nga Serbia

20
SHPËRNDAJE

Pacientët presin nga Serbia ilaçin që Kosova dështon ta sigurojë.

Ka më shumë se një vit që pacientët nuk po arrijnë ta gjejnë ilaçin “Warfarin”, i cili ka funksion hollimin e gjakut.

Edhe pse ky ilaç është pjesë e Listës Esenciale të Barnave, ShSKUK-ja mungesën e këtij ilaçi e arsyeton me mos kërkesë të klinikave, ndonëse mjekët vazhdojnë t’ua përshkruajnë atë pacientëve. Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka ofertues për furnizim derisa ka njoftuar se një kompani është e autorizuar për qarkullim të këtij ilaçi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një paciente ka treguar për gazetën se ka më shumë se një vit që ky ilaç mungon nëpër barnatore, ndërsa mjeku dhe Qendra për transfuzion të gjakut vazhdojnë t’ia përshkruajnë atë.

“Ky është ilaçi që e kam të përshkruar në Librezën e terapisë antikoagulante te Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut. Në mungesë të tij detyrohem që ta blej ilaçin Farin që vjen në të zezën nëpër barnatore nga Serbia”, ka deklaruar ajo.

Pacientja ka thënë se edhe mjeku kardiolog e edhe ata të Qendrës për transfuzion ku e bën në mënyrë periodike matjen e INR-se (treguesit për hollim të gjakut) e dinë që ilaçi i tillë ka rreth një vjet që nuk gjendet në treg.

-----