Ballina Lajme nacionale Kosova: 16132 qytetarë janë vaksinuar kundër Covid-19

Kosova: 16132 qytetarë janë vaksinuar kundër Covid-19

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
16132 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar kundër Covid-19. Qytetarët janë vaksinuar me AstraZeneca. 24000 doza të kësaj vaksine Kosova i ka marrë nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia nuk dha datë se kur Kosova do të ketë vaksina të tjera. Ai tha se po negociojnë me kompanitë prodhuese.

“Vaksinimi kundër COVID-19 është duke vazhduar sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19.

Ekipet mjekësore në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, të mbështetura  nga Ekipi menaxhues dhe vullnetarët si dhe Njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komuna, kanë vazhduar dhënien e vaksinave tek grup-mosha 75-79 vjeçe me sëmundje kronike.

Deri tash janë vaksinuar 16132 qytetarë. Vaksinimi i kësaj grup-moshe vazhdon edhe javën tjetër, duke lënë të hapur mundësinë, gjithashtu, për vaksinim deri në përmbyllje të fazës së parë edhe për të moshuarit mbi 80 vjeç, pacientët e hemodializës që nuk janë vaksinuar deri më tash dhe profesionistët shëndetësor” tha ministria e Shëndetësisë së Kosovës./ Abcnews.al

The post Kosova: 16132 qytetarë janë vaksinuar kundër Covid-19 appeared first on Abc News.

---- ----
-----