Ballina Lajme nacionale Kosova 13 vite shtet i pavarur, Kurti dhe Osmani e nisin ditën...

Kosova 13 vite shtet i pavarur, Kurti dhe Osmani e nisin ditën në varrin e Ibrahim Rrugovës

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Kosova 13 vite shtet i pavarur, Kurti dhe Osmani e nisin ditën në varrin e Ibrahim Rrugovës

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, në kuadër të Pavarësisë së Kosovës, kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Urimi i kryeministrit në detyrë, njëkohësisht kreu i LVV-së, Albin Kurti, është për zhvillimin e Kosovës.

“Urime e gëzuar përvjetori i 13-të me shpresë dhe besim se viti i 14-të i shtetit tonë do të jetë me drejtësi, me demokratizim e zhvillim. Sot kujtojmë personalitetet kombëtare historike që kontribuuan në faza e mënyra të ndryshme andaj vendosëm lule të freskëta te presidenti i parë doktor Ibrahim Rugova që ishte edhe presidenti i parë në Kosovën e çliruar për të vazhduar në aktivitete të tjera.

I falënderojmë qytetarët që kanë kontribuar për këtë ditët dhe kujtojmë të gjithë dëshmorët dhe martirët ata të cilët nuk janë më e falë të cilëve e kemi lirinë”, tha Kurti.

Nga ana tjetër presidetja në detyrë, Vjosa Osmani falenderon ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Në 13- vjetorin e shtetit tonë, nderuam arkitektin e pavarësisë e të shtetësisë sonë, Presidentin historik Ibrahim Rugova, Komandantin legjendar Adem Jashari dhe sakrificën sublime të familjes Jashari si ikonë e lirisë, sikurse edhe simbolin e rezistencës, veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçi. Ndërkaq, së bashku me Ambasadorët e Quint-it dhe ambasadorin e BE-së, u përkulëm tek memoriali Heorinat, për ta nderuar sakrificën e simbolin e forcës, heroinat tona, e për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.Lavdi të rënëve, të gjithë dëshmorëve, martirëve e heronjve tanë, të cilët mbesin dritë udhërrëfyese në rrugën tonë përpara për ta bërë Kosovën ashtu siç e ëndërruan ata!”,  ka shkruar ajonë Facebook.

Kosova 13 vite shtet i pavarur, Kurti dhe Osmani e nisin ditën në varrin e Ibrahim Rrugovës
Ornela Celpica

---- ----
----
----- ----
-----