Ballina Lajme nacionale Kosnett: Marrëveshja Kosovë-Serbi, jetike për të ardhmen evropiane të të dyja vendeve

Kosnett: Marrëveshja Kosovë-Serbi, jetike për të ardhmen evropiane të të dyja vendeve

22
SHPËRNDAJE

Ambasadori i SHBA-ve në Kososvë, Philip Kosnett ka ritheksuar edhe një herë përparësitë që sipas tij do të pasonin pas normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Përmes një shkrimi në Tëitter, Kosnett ka thënë se Kosova dhe Serbia do të jenë gjithmonë fqinjë.

Sipas tij normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve do të zhbllokonte rrugën evropiane të të dy shteteve dhe do të siguronte stabilitet në regjion.

“Kosova dhe Serbia do të jenë gjithmonë fqinjë, të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme. Normalizimi është jetik për të zhbllokuar të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe është thelbesor për vendosjen e rajonit në një rrugë drejt stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit”, ka shkruar Kosnett.

Ndërkohë në një mesazh të mëhershëm, Kosnett theksoi se është e rëndësishme që Kosova ta lë pas të kaluarën dhe të fokusohet në një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.

-----