Ballina Lajme nacionale Kosnett: Është koha ta zhvendosni vëmendjen nga e kaluara dhe të mendoni...

Kosnett: Është koha ta zhvendosni vëmendjen nga e kaluara dhe të mendoni për një të ardhme të ndritur

13
SHPËRNDAJE

Kosova po shënon 20 vjetorin e çlirimit.

Për të shënuar këtë datë të rëndësishme, në Kosovë erdhën personalitete të shquara, përfshirë ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton dhe ish-sekretaren e shtetit, Madeleine Albright.

E ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka një porosi për kosovarët, 20 vjet pas çlirimit.

Ai thotë se Kosova duhet të fokusohet në të ardhmen dhe të lë prapa të kaluarën.

“Në 20 vjetorin e përfundimit të luftës dhe ardhjen e KFOR-it, është koha për të zhvendosur vëmendjen nga e kaluara, tek ajo që është përpara. Sfida që sot ju duhet të mendoni është se si duket një e ardhme më e ndritshme për vendin tuaj të ri”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, gjatë vizitës në Prishtinë, Albright dhe Clinton kanë kujtuar rrugëtimin e Kosovës deri në shtetndërtimin, bombardimet e NATO-s dhe gjenocidin serb në Kosovë gjatë luftës së fundit.

-----