Ballina Lajme nacionale Korrigjimi i “hektarëve të humbura” nuk i ngutet Haradinajt

Korrigjimi i “hektarëve të humbura” nuk i ngutet Haradinajt

9
SHPËRNDAJE

Ramush Haradinajt nuk i ngutet për t’i korrigjuar “hektarët e humbur”.

Asnjë veprim nuk ka ndërmarrë kryeministri Haradinaj për t’i korrigjuar “hektarët e humbur” në raport me Malin e Zi.

Presidenti Thaçi kishte vënë firmën mbi një deklaratë të përbashkët me ish-presidentin, Filip Vujanoviq, sipas së cilës do të bëhen korrigjimet në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.

Kjo i kishte mjaftuar kryeministrit Haradinaj që ta mbështesë marrëveshjen, të cilën si opozitar e pati kundërshtuar me të gjitha mjetet, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa Thaçi ka kritikuar Qeverinë se nuk po i përgjigjet kërkesës së shtetit malazez, në Zyrën e kryeministrit nuk kanë komentuar vonesat rreth nisjes së procesit. Ndërkaq kryetari i Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, Shpejtim Bulliqi, i ka thënë Kohës Ditore se ata janë në pritje të dritës së gjelbër prej Qeverisë.

-----