Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi “vret” krimin tradicional, bandat ndryshojnë strategji

Koronavirusi “vret” krimin tradicional, bandat ndryshojnë strategji

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Urgjenca e koronavirusit në Itali ka ndryshuar edhe zakonet e kriminelëve. Në javët e kaluara, vjedhjet, droga, prostitucioni dhe grabitjet kanë rënë ndjeshëm, ndërsa mashtrimet në internet janë rritur.

Fakti që pothuajse askush nuk mund të largohet nga shtëpia, në fakt ka sjellë krimin në krizë, e cila tani po përpiqet të përshtatet me situatën e re.

Në javët e fundit, është regjistruar një rritje e mashtrimeve në internet dhe një ulje e ndjeshme e krimeve tradicionale. Në Romë të enjten u kap vetëm një person i cili kishte tentuar të shiste drogë në një bar i cili përfundoi në gjykatë.

---- ---- ----
-----