Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi shkakton 2 920 viktima/ Italia në vështirësi, alarm edhe në SHBA

Koronavirusi shkakton 2 920 viktima/ Italia në vështirësi, alarm edhe në SHBA

41
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shkon në 2,920 numri i viktimave të koronavirusit, ndërsa 85.179 persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar deri tani në shkallë globale. Virusi vdekjeprurës i Wuhanit ka ulur ritmet e veta në Kinë, teksa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 47 vdekje dhe 427 raste të reja të infektuarish.

Ndërkaq, vijon përhapja e tij në botë ku rastet e fundit janë regjistruar në Holland, Zelanda e Re, Nigeri dhe Monako. 591 raste të reja, janë konfirmuar në Kore, duke e çuar numrin e të infektuarve në 2.931, si dhe 16 viktima. Situata vijon të vështirësohet edhe në Itali, ku sipas të dhënave nga Buletini i Mbrojtjes Civile ka arritur në 821 numri i të infektuarve, teksa 21 janë viktima dhe 46 të rikuperuar.

Nga e hëna 5 zyrat postare në Lombardi do të rihapen në zonën e kuqe në Codogno, Casalpusterlengo, Castiglione D’Adda, San Fiorano në provincën e Lodi dhe Vo ‘Euganeo në provincën e Padova. Po ashtu, vijon kërkesa e Lombardisë drejtuar qeverisë për masa kufizuese edhe një javë tjetër në të cilat edhe shkollat ​​janë të përfshira.

SHBA ka konfirmuar rastin e 63 me koronavirus, një person i moshuar, ndërsa zyrtarët mjeksorë ngrenë alarmin se ekziston mundësia që koronavirusi të jetë përhapur në komunitet. Departamenti i Shëndetit është duke punuar për të identifikuar personat me të cilët ka kontaktuar e moshuara para se të karantifikohej, me qëllim izolimin e tyre për të penguar përhapjen e virusit. Deri tani, koronavirusi është përhapur në mbi 40 vende të botës, ndërsa pavarësisht situatës kritike presidenti Trump ka anuluar takimin me liderët e Aleancës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Las Vegas, Nevada.

Përmes një shkrimi, filantropisti Bill Gates iu ka bërë thirrje udhëheqësve, atij kinez dhe amerikan, që të dy “të zgjidhin menjëherë problemin dhe ta mbajnë atë virus në mënyrë që kjo që ndodhi të mos përsëritet sërish”.

---- ----
----
-----
-----