Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi rikthen në Nju Jork anijen-spital të përdorur pas sulmeve të 11...

Koronavirusi rikthen në Nju Jork anijen-spital të përdorur pas sulmeve të 11 shtatorit (FOTO)

29
SHPËRNDAJE

Marina amerikane do të dërgojë një anije spitalore me 1.000 shtretër në portin e Nju Jorkut për të ndihmuar qytetin më të madh të vendit në përgjigjen e tij ndaj koronavirusit. “Eshtë një hap i jashtëzakonshëm, padyshim, bëhet fjalë për një spital lundrues që do të shtojë kapacitetet,” shpjegoi Guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo.

Shteti i Nju Jorkut rezulton më i godituri nga koronavirusi në të gjithë Amerikën me 2.382 raste të konfirmuara të virusit. Autoritetet atje po kryejnë 15.000 testime ne ditë dhe shifra mund të vazhdojë të rritet. Gati 23% e rasteve pozitive janë shtruar në spital. Përveç 1,000 shtretërve, anija spitalore që po vjen në ndihmë për trajtimin e të infektuarve, është e pajisur edhe me salla operacioni.

Si guvernatori Cuomo ashtu dhe kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio kanë ditë që thonë se sistemi spitalor i Nju Jorkut mund të mbingarkohet shpejt pasi numri i rasteve po rritet në mënyrë të beftë. Ata janë duke kërkuar mënyra për të krijuar më shumë shtretër dhe për të sjellë më shumë punonjës të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë edhe nxitjen e profesionistëve të kujdesit shëndetësor që janë në pension që të kthehen në punë.”Ne nuk mund të ndërtojmë spitale të reja brenda 45 ditësh”, tha Cuomo.

“Qeveria federale mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme. Dhe ne kemi nevojë për ndihmën e qeverisë federale”. Në një konferencë shtypi në Uashington, presidenti konfirmoi se ai do të dërgonte anijen spitalore në Nju Jork, dhe ai e vlerësoi për përpjekjet e tij guvernatorin demokrat, me të cilin vetëm përpara dy ditë, por grindeshin ashpër në Twitter.

-----