Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi/ Pamjet e pabesueshme të lëkurës, ja pse duhet t’i lani duart...

Koronavirusi/ Pamjet e pabesueshme të lëkurës, ja pse duhet t’i lani duart të paktën 30 sekonda (FOTO)

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Këto foto rënqethëse tregojnë se përse është e rëndësishme që duart të lahen me kujdes dhe intensivisht gjatë epidemisë së koronavirusit të ri.

Autoritetet në Britani kanë thënë se larja e duarve duhet të zgjasë si një trajtim me dezinfaktant për të paktën 20 sekonda për ndalimin e përhapjes së mikrobeve vrasëse.

Këtë ka ndihmuar dhe aktorja vendase Kristen Bell duke shpërndarë këto foto shokuese të ndryshimit të pastërtisë së lëkurës – në varësi të kohës që i mbajnë nën trajtimin e sapunit dhe ujit.Aktorja e serialit Frozen thotë se nëna e saj i bëri fotot nën dritën ultraviolet për të treguar rëndësinë e higjienës.

Në serinë e fotove tregohen duart e njeriut që shkëlqejnë në ngjyrë blu para se të lahen, ndërsa gjithashtu duket se thuajse nuk ndryshojnë ngjyrë fare pas një shpëlarje dhe shkundje.

Vetëm kur individi përdor sapun nis të dallohet ndryshimi dhe duart nuk shkëlqejnë më nga mikrobet blu.

---- ----
----
-----
-----