Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi, OBSH paralajmëron për një valë të tretë

Koronavirusi, OBSH paralajmëron për një valë të tretë

133
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ende pa kaluar vala e dytë e pandemisë së koronavirusit, ekspertët po paralajmërojnë për një valë të tretë të mundshme të Covid-19.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), gjithçka do të varet nga masat që do të jenë në fuqi gjatë dhjetorit, kur vijnë edhe festat e fundvitit.

----

Dabid Nabarro, përfaqësuesi i OBSH-së, tha se Europa duhet të marrë shembull nga vende si Tajvani ose Koreja e Jugut, që e kanë ndalur shtimin e rasteve të reja. Në një intervistë për zviceranen “Solothurner Zeitung”, Nabarro theksoi:

“Pas valës së parë, nuk u ngrit infrastruktura e nevojshme gjatë verës. Pastaj u gjendëm përballë valës së dytë. Nëse nuk ndërtohet tani infrastruktura e nevojshme shëndetësore, do të ketë një valë të tretë në fillim të vitit 2021.

Në Korenë e Jugut e dinë shumë mirë se kush janë të prekurit, ku janë vatrat dhe veprojnë për të shmangur infektimet e reja. Europa duhet të marrë masa dhe të bëjë të njëjtën gjë”.

----- ----