Ballina Showbiz Koronavirusi nuk ndalon festën, Ami dhe Ermali organizojnë ditëlindje speciale për Sian...

Koronavirusi nuk ndalon festën, Ami dhe Ermali organizojnë ditëlindje speciale për Sian e vogël (FOTO)

90
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ditën e sotme, Amarda Toska, ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” pamje nga festa e bukur në shtëpinë e tyre, me rastin e 2-vjetorit të lindjes së Sias.

Duke qenë se është e ndaluar të dalësh jashtë, festa është organizuar brenda ambienteve të shtëpisë.

Nga postimet në rrjetet sociale duket se ata janë argëtuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Për të voglën, të cilën e thërrasin “Sia dashuria”, çifti kishte përgatitur gjithçka për një ditëlindje sa më speciale.

Torta e ditëlindjes së Sias ishte me kukullat e saj të preferuara, arushat, ndërsa vogëlushja ishte veshur me rroba rozë njësoj si torta.

“Dhe keshtu perfundon dita sot per ne…#siadashuria 🌸🎂🧁

Ne shtepi dhe e lumtur! #unerrineshtepi”- shkruan Ami krahas videos, duke dhënë edhe një mesazh ndërgjegjësimi për ndjekësit e saj.

---- ----
----
-----
-----