Ballina Sport Koronavirusi nuk e ndal Bundesligën, rikthehet liga gjermane e futbollit

Koronavirusi nuk e ndal Bundesligën, rikthehet liga gjermane e futbollit

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Liga gjermane e futbollit, Bundesliga, do të jetë liga e parë e madhe në botë që do të rikthehet në fushë, pas shpërthimit të pandemisë se koronavirusit. Zyrtarët e kësaj lige do të vendosin datën e saktë të enjten, ndonëse është përmendur si mundësi fundjava e 16-17 majit. Ndeshja e fundit është luajtur më 11 mars, prandaj secili klub tani ka nëntë deri në 10 ndeshje që duhet t’i përfundojë.

----

Këto organizime do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Ekipet angleze dhe ato spanjolle pritet të rikthehen në fushë muajin e ardhshëm, derisa ekipit italian i është mundësuar që të zhvillojë stërvitje individuale, thotë REL.  Vetëm një numër i vogël i ligave të futbollit, jo shumë të popullarizuara, në shtetet si Bjellorusia dhe Nikaragua kanë vazhduar aktivitetet gjatë pandemisë me koronavirus.

----- ----