Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi/ Në Maqedoninë e Veriut ndodhen 120 aparate frymëmarrjeje, priten të tjerë...

Koronavirusi/ Në Maqedoninë e Veriut ndodhen 120 aparate frymëmarrjeje, priten të tjerë për krizën

24
SHPËRNDAJE

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, sqaroi në Maqedoninë e Veriut ndodhen rreth 120 aparate të frymëmarrjes. Ai shtoi se sipas nevojës mund të përdoren edhe aparatet e spitaleve private ndërsa janë në pritje të përgjigjes nga ambasada kineze për një donacion të mundshëm. Gjithashtu, vendi po furnizohet me 50 parate frymëmarrjeje të tjera.

Ai theksoi se tashmë është lëshuar në mjekim shtëpiak pacientja e parë e infektuar me virusin që tashmë është shëruar, ministri Filipçe tha se 18 pacientët e tjerë janë në gjendje stabile, përfshirë edhe pacienten që trajtohet me aparat për frymëmarrje.

Filipçe informoi se në rajonin e Dibrës dhe Qendër Zhupës, ku është shpallur gjendje krize, do të zmadhohet numri i personave që testohen, duke shtuar se sot apo nesër pritet të testohen deri në 80 persona.

“Në këtë moment testohen 7 pacientë, tre janë persona nga Dibra që kanë dalë nga analizat e djeshme, kontrollet e njerëzve, të gjithë në lidhje me këtë grup të pacientëve dhe ata janë njerëz që kanë simptoma gripi. Më tej, dy pacientë përmes Qendrës së Shëndetit Publik në Shtip dhe dy pacientë në klinikën infektive”, tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë informoi se sot është mbajtur mbledhja e parë e Shtabit të Krizave në nivel qeveritar, ku siç theksoi ai, përfaqësuesit e departamenteve kanë informuar për gjendjen dhe zbatimin e masave në terren.

-----