Ballina Lajme nacionale Koronavirusi/ Në Kosovë po mendojnë të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Koronavirusi/ Në Kosovë po mendojnë të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

29
SHPËRNDAJE

Presidenti Hashim Thaçi po e ndjek me vëmendje gjendjen e krijuar nga shpërndarja e Covid-19, ndërsa po mendon që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Zyra e Presidentit njoftoi se nëse kreu i shtetit e vlerëson të nevojshme, do ta shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

”Presidenti është duke e përcjellë me vëmendje gjendjen dhe në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm. Nëse e vlerëson të nevojshme do të shpallë edhe gjendje të jashtëzakonshme”, informon Zyra e Shtypit.

Ndërkohë, qeveria e Kosovës, me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë, ka shpallur gjendjen emergjente të shëndetit publik.

-----