Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi/ Në Itali programet televizive vendosin të mos mbajnë publik

Koronavirusi/ Në Itali programet televizive vendosin të mos mbajnë publik

14
SHPËRNDAJE

Në Itali të prekura nga koronavirusi janë edhe programet televizive. Mediaset ka vendosur që në emisionin e sotëm “Live – Non è la d’Urso”, të dalë në transmetim pa publik në studio. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në programin “Mattino 5” të së hënës si dhe “Le Iene” që transmetohet të martën dhe të enjten.

“Një vendim që e mbështes totalisht për shkak të përgjegjësisë që kemi ndaj publikut, por edhe teknikëve që punojnë në studiot tona. Thuhet se ‘the show must go on’, por është e rëndësishme që të mos marrim asnjë rrezik përsipër tha ajo. Nuk do të jetë e lehtë me një studio të boshatisur, por do të mundohem të arrij te publiku. ” tha Barbara d’Urso në një postim në Instagram. Edhe drejtuesit e programit “Le Iene” thanë se për herë të parë në 24 vjet do të dalin pa publik në studio.