Ballina Sport Koronavirusi në Itali prek edhe sportin, shtyhen tre ndeshje të Serie A

Koronavirusi në Itali prek edhe sportin, shtyhen tre ndeshje të Serie A

15
SHPËRNDAJE

Frika për shpërthimin e epidemisë së Coronavirusit e ka detyruar qeverinë italiane të kërkojë ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve sportive në zonat e Lompardisë dhe Venetos, të programuara për t’u zhvilluar këtë të diel (23 shkurt). Për rrjedhojë, drejtuesit e Serisë A kanë zyrtarizuar anulimin e tri takimeve të elitës së futbollit Italian: Inter-Sampdoria, Atalanta-Sassuolo dhe Verona-Caggliari.

Kryeministri Italian, Giuseppe Conte dhe ministri i shëndetësisë firmosën dekretin e shpalljes së gjendjes së emergjencës në këto dy rajone të vendit.

Pezullimi i të gjitha aktiviteteve sportive është masa e nevojshme paraprake për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.