Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi në Britani/ Viktima e 14 kishte lënë amanet që trurin ta...

Koronavirusi në Britani/ Viktima e 14 kishte lënë amanet që trurin ta dhuronte për hulumtime

70
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Craig Ruston, babai i dy fëmijëve ka ndërruar jetë pasi rezultoi pozitiv në testin e bërë për koronavirus. Ai ndërroi jetë dy ditë më parë, ndërkohë që prej kohësh po luftonte edhe me sëmundjen e neuroneve motorike.

45-vjeçari është personi i 14-të që vdiq në Angli, duke e çuar në 71 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar.

----

I riu ishte duke shkruar një blog në lidhje me betejën e tij me MND, një gjendje neurologjike degjenerative dhe terminale, me të cilën u diagnostikua në vitin 2018. Sipas gruas së tij, ai dëshironte që dhuronte trurin e tij në Oxford Brain Bank për ta përdorur për hulumtime. Kjo pasi mjekët i dhanë vetëm dy vite jetë.

“Ai do të jepte trurin e tij në emër të shkencës. Fatkeqësisht kjo gjë nuk mund të ndodhë. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm, i dashur dhe i kujdesshëm… E donte botën. Ai ishte një nga njerëzit më inteligjent që unë kam njohur.”

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.

Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2503 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 19 persona të infektuar.

----- ----