Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi/ Mbretëresha Elizabeth II anulon festat, do izolohet në Kështjellën Windsor

Koronavirusi/ Mbretëresha Elizabeth II anulon festat, do izolohet në Kështjellën Windsor

17
SHPËRNDAJE

Mbretëresha Elizabeth II ka anuluar festat në Pallatin Buckingham të Londrës dhe do të largohet nga pallati të enjten për në kështjellën  Windsor si një masë paraprake pas shpërthimit të koronavirusit, tha sot familja mbretërore.

”Disa takime në Pallatin Buckingham këtë javë, përfshirë audiencën e mbretëreshës me kryeministrin Boris Johnson, do të zhvillohen ashtu siç ishin planifikuar”, shtoi ajo.

“Madhëria e saj do të transferohet në kështjellën Windsor për periudhën e Pashkëve, të enjten më 19 mars, një javë më parë se sa ishte planifikuar”, thanë zëdhënësat e Pallatit Mbretëror. Ka të ngjarë që mbretëresha të qëndrojë atje përtej periudhës së Pashkëve.

-----