Ballina Lajme nacionale Koronavirusi / Kurti u kërkon njerëzve të rrinë në shtëpi: Mos shtrëngoni...

Koronavirusi / Kurti u kërkon njerëzve të rrinë në shtëpi: Mos shtrëngoni duart me njëri-tjetrin

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri Albin Kurti u kërkon qytetarëve që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ai i këshillon që të mos t’i japin dorën njëri-tjetrit, pasi kjo është një kohë e jonormale.

----

“Masën e vetizolimit po e ndjekim përgjithësisht. Është situatë e përkohshme dhe do t’i kthehemi normalitetit. Vetëdija qytetare është po aq e rëndësishme sa organizimi shtetëror. Në këto ditë, vendi më i sigurt është shtëpia, pranë familjeve tona, ku na duan dhe kujdesen për ne. Në shtëpi le ta ruajmë veten dhe mbrojmë njëri-tjetrin, sidomos të moshuarit. E nëse dikush ka simptoma sado të lehta, duhet të izolohet edhe nga anëtarët e familjes në një dhomë të veçantë”, tha Kurti duke shtuar “Por njësoj është edhe shtrëngimi i duarve. Pastroni duart edhe më shpesh e më gjatë, mbani distancën fizike dhe patjetër evitoni zakonin e shtrëngimit të duarve me të tjerët. Meqë ndodhemi brenda dhe do të kemi më shumë kohë se hapësirë, bëjeni atë kohë të frytshme”.

Kurti dha edhe këshilla se si ta kalojnë kohën e lirë.

“Jam krenar me mobilizimin e të gjithëve për të parandaluar përhapjen e virusit korona në vendin tonë. U jam mirënjohës sa s’thuhet mjekëve, infermierëve, policëve, ushtarëve, zjarrfikësve, inspektorëve dhe të gjithë atyre që po e rrezikojnë jetën e tyre për të gjithë neve. Le të vazhdojmë të veprojmë me përgjegjësi të lartë. Do ta përballojmë edhe këtë. Qeveria është me juve sepse shteti është për juve”, përfundoi Kurti.

----- ----