Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi/ Kina akuzon SHBA-të për virusin vdekjeprurës

Koronavirusi/ Kina akuzon SHBA-të për virusin vdekjeprurës

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Qeveria kineze akuzon shtetet e bashkuara se po shkakton panik, me reagimin ndaj virusit vdekjeprurës. Deklarata vjen pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të shpallur emergjencën shëndetësore dhe për t’i mohuar hyrjen shtetasve të huaj që kanë vizituar kinën gjatë dy javëve të fundit.

Autoritetet amerikane kanë urdhëruar kthimin e të gjithë familjarëve të personelit amerikan në Kinë nën moshën 21-vjeçare, dhe çdo shtetas i tyre që ka qenë në rajonin e Hubeit do të vendosën në karantinë pas kthimit në SHBA.

“Janë pikërisht vendet e zhvilluara si SHBA, me aftësi të mëdha për parandalimin e epidemive që kanë marrë kufizime të tepruara, në kundërshti me rekomandimet e OBSH”, tha Hua Chunying, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme.

Organizata botërore e shëndetësisë rekomandoi të shmangeshin masa të tilla. Gjithashtu Australia dhe Singapori gjithashtu po ndalojnë hyrjen e shtetasve të huaj që kanë qenë në Kinë, ndërsa shtete si Italia Finlanda, Egjipti dhe Indonezia kanë pezulluar të gjitha fluturimet drejt këtij vendi.

---- ----
----
-----
-----